Shqipëri – Zvicër ishte një ndeshje speciale, jo vetëm për faktin se ishte e para e kuqezinjve në finalet e një kampionati europian.

Përballja e sotme ishte në fokusin e mediave të huaja kryesisht sepse ishte një ndeshje ku në fushë zbritën 16 shqiptarë.

Një ndeshje derbi, ku padyshim vëmendja kryesore ishte tek vëllezërit Xhaka, të rritur në Zvicër, por sot ishin kundërshtarë.

cunat1

Një rast i paprecedentë për një kampionat europian.

Ka bërë xhiron e botës fotografia e familjes Xhaka në shkallët e stadiumit të Lens, ku spikati bluza e mamasë së vëllezërve, e cila kishte të stampuar gjysmën e flamurit zviceran dhe gjysmën e atij shqiptar. Një veprim që dëshmon se ndoshta për të, një barazim do të ishte rezultati më i drejtë.

mami

Barazimi do të ishte më i drejtë, shkruajnë edhe mediat franceze, të cilat nënvizojnë faktin se Shqipëria i bëri ballë Zvicrës, edhe pse më një lojtar më pak. Ndërkohë mediat zvicerane i njohën meritat përfaqësueses sonë.

“Zvicra dridhet përballë Shqipërisë”

, shkruan e përditshmja zvicerane “Le Matin”.

Edhe mediat italiane kanë pasqyruar humbjen e Shqipërisë.

“Një debutim i pafat për De Biasin”,

ishte titulli i prestigjozes italiane “Gazzetta dello Sport”, e cila shkruan se kuqezinjtë e tradhtuan nga gabimi i Berishës dhe rasti i humbur i Gashit në fund.

Tv Klan