Të shtënat me armë zjarri që janë raportuar në Radhimë të Vlorës mesditën e kësaj të hëne kanë tronditur pushuesit në këtë plazh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30.

Të shtënat me armë zjarri i ka dëgjuar dhe një turist norvegjez që kishte zgjedhur Radhimën për të pushuar së bashku me familjen e tij. I pyetur nga Klan News, ai ka thënë se në momentin që janë dëgjuar krismat të gjithë kanë vrapuar teksa ka treguar dhe ndjesitë e tij.

Turisti norvegjez: Ne dëgjuam 2-3 të shtëna dhe të gjithë vrapuam. Nuk e di nëse dikush është lënduar sepse nuk pamë asgjë. Kishte frikë, jam me familjen këtu.

Po ashtu, pushuesit shqiptarë të gjendur në këtë plazh në momentin e ngjarjes kanë treguar më shumë detaje për Klan News.

“Shumë të shtëna janë dëgjuar, mbi 5-6 herë. Njerëzit u larguan dhe ikën me vrap. Unë kisha vajzën dhe djalin dhe ikëm me vrap, kurse të tjerët u fshehën këtu pas lokalit. Unë deri këtu nuk dëgjova gjë se a pati persona të lënduar. Në atë moment kishte shumë njerëz në plazh.”

“Jemi të frikësuar, nuk rri më këtu. I them burrit, hajde se dua të iki në shtëpi”./tvklan.al