Katër të rinj, dëshmitarë okularë të vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihali në Gusht të vitit 2017 në Tiranë, u rrëfyen të hënën në Gjykatën e Tiranës në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen, Eugen e Dejvi Bitraj dhe Kridens e Marsel Alla. Dëshmitari Armend Haxhiu pranoi para trupit gjykues se ishte ai personi që i kishte kërkuar Marvi Mihalit ta shoqëronte deri tek stadiumi “Selman Stërmasi” për t’u sqaruar me Dejvi Bitrajn për një karikues celulari.

I pata shitur një celular, por nuk i kisha dhënë karikuesin. U ndjeva i poshtëruara nga telefonata kur Dejvi më kërkoi karikuesin

,

tha dëshmitari.

Shkova me Marvin dhe 4 shokë, që të qetësonim gjakrat. Kur u afruam, Devi mërmëriti diçka dhe m

u duk sikur më shau nga familja. E godita me grusht. Pastaj shumë persona aty na goditën

“, tregoi ai.

Dëshmitari tha se nuk kishte parë ç’kishte ndodhur me Marvin dhe se vdekjen e tij e kishte mësuar të nesërmen. Ai nuk shpjegoi dot faktin se përse duhet të shkonte i shoqëruar nga 5 persona për të dorëzuar një karikues celulari, ose vlerën e barasvlevshme të tij 500 Lekë. Dëshmitari Xhoslin Shata, i afërm i Mihalit, tregoi se kishte parë Devi Bitrajn t’i qëllonte me thikë kushëririn.

“Devi Bitraj kishte një thikë flutur. Pashë gati 3-4 vetë me thika atë ditë. Marvin e goditën me shkelma ate ditë edhe pasi e goditën me thikë”

, tha Shata.

Dëshmitari tha se nuk kishte pasur asnjë dijeni për sherrin që kishte Armend Haxhiu me personat që e prisnin tek stadiumi “Selman Stërmasi” dhe se ai dhe kushëriri i ndjerë Marvi Mihali nuk i njihnin personat e grupit kundërshtar nga të cilët ishin sulmuar. Në lidhje me vajtjen e tij në vendngjarje, dëshmitari tha se Armend Haxhiu i kishte kërkuar Marvit të shkonin. Ekzistencën e një personi të armatosur me thikë në ngjarje e konfirmoi para gjykatës edhe dëshmitari Xhulio Mema. “

Ishte një person me bluzë të bardhë që tha ‘ju ther të gjithëve”,

tregoi dëshmitari Mema.

Momente të ngjarjes u pohuan me tej nga dëshmitari Gynter Jaupi. Dëshmitarët patën kontradikta në theniet e tyre sa i përket vendit ku ishin takuar me njëri-tjetrin dhe faktit nëse kishin shkuar të gjitha bashkë në vendin e ngjarjes, apo të ndarë. Për këtë shkak, me iniciativë, gjykata bëri ballafaqimin e tyrë në sallë. Seanca u shoqërua me momente tensioni mes avokatëve dhe dëshmitarëve dhe prindërve të viktimës, të pranishëm në seancë si palë e dëmtuar./

abcnews.al