Dikur tapeti i kuq vendi ideal për të sfiluar dhe për t’u fotografuar me fustane e veshje të çmuara. Sot gjithçka është ndryshe, është e kundërta.

Yjet e Hollivudit dhe showbizit në daljet e tyre zyrtare parakalojnë gjithmonë e më të zhveshur. Një mënyrë kjo për të përqëndruar te vetja shkrepjet e fotografëve dhe popullaritetin apo një modë e re e fokusuar te gjysmë-nudoja? E sigurt është që yjet e ekranit kanë një dozë të mirë të ekzibicionizmit, aq sa të lënë mënjanë veshjet e brendshme.

Vajzat më të bukura njëherësh të përfolura të ekranit ekspozohen pa veshjet intime në aktivitete. Kim Karashian, Kendall Jenner, Rihanna apo Bella Hadid, janë vetëm disa nga yjet që kanë gëzuar në daljet zyrtare.

As bota shqiptare e spektaklit nuk mbetet pas në këtë risi, këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ishte nga të parat që u zhvesh para fotografëve.

Tv Klan