Janë rreth 13 mijë banesa dhe troje, që janë ndërtuar mes viteve 1991-2007, të cilat kanë përfituar të drejtën e pasurisë në bazë të vendimeve të shitjes, që kanë lëshuar Komitetet Ekzekutive Pluraliste, e më vonë Bashkitë e Këshillat Bashkiake, të cilat deri më sot e kanë pasur të pamundur regjistrimin e pasurisë.

Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame thotë se nga dita e hënë do të nisë regjistrimi i tyre, proces të cilit iu hap rrugë në bazë të një vendimi që mori në mbledhjen e fundit qeveria.

Kreu i Agjencisë së Kadastrës ftoi qytetarët që të mbledhin çdo dokumentacion provues të pronësisë: aktin e dhënies së truallit, faturën e pagesës së tij apo lejen e ndërtimit dhe ta dorëzojnë në zyrat vendore të Kadastrës.

Situatën më të madhe të kësaj tipologjie banesash e trojesh të paregjistruara e ka Saranda me afro 3500 raste, por kjo problematikë nuk mungon as në Përmet, Tepelenë, Berat, Fier, Lezhë, Kukës e Shkodër.

Tv Klan