Brenda dy javëve vjen AstraZeneca, me të do të vaksinohen mësuesit

Kryeministri Rama tha se të henën vijnë 15 mijë doza të tjera të prodhuara nga kompania “Pfizer. Ndërkaq brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën Astra Zeneca me te cilat do te vaksinohen mësuesit.

“Ajo që mbetet sfida është të sigurojmë doza të konsiderueshme dhe shpresoj të kemi lajme shumë shpejt”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë mjekët e familjes ata që krijojnë kalendarin e të moshuarve për të kryer vaksinën.

Deklaratat u dhanë në ambientet e stadiumit kombtar ku pasi u vaksinuan stafet mjekësore, personalitetet ka nisur procesi për personat mbi 80-vjeç.

Klan News