Dhjetëra turistë vizitojnë në ditë muzeun në qytetin e Vlorës

Një numër i lartë vizitorësh, të cilët kanë zgjedhur të pushojnë këtë sezon veror në bregdetin e Vlorës, nuk kanë lënë jashtë planeve të tyre edhe një vizitë në muzeun e Pavarësisë. Shumica e tyre janë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por ka edhe turistë të huaj.

Drejtori i këtij muzeu Istref Dobi tregon se çfarë i kuriozon më tepër ata që zgjedhin të vizitojnë muzeun e Pavarësisë.

“Një pjesë e mirë e vizitorëve të cilët paradite shijojnë diellin, detin, plazhin e qytetit, pasdite patjetër do të vijnë të vizitojnë edhe muzeun. Pjesa më e madhe e vizitorëve që vijnë në muzeun tonë janë përgjithësisht të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Ata janë diku me raport 80-85%. Një pjesë e vogël janë të Shqipërisë edhe pastaj është një pjesë akoma më e vogël që janë të huaj pasi nuk është tani fluksi i vizitorëve të huaj. Ata janë përgjithësisht në periudhën e Majit dhe në periudhën e Shtatorit dhe Tetorit.

Ky muze ka rreth 150 vizitorë në javë. Ai qëndron i hapur deri në orën 22 të mbrëmjes.

“Prej disa vitesh ne kemi aplikuar një orar tjetër që ne e quajme orari veror. Në muajt Korrik, Gusht deri në datën 10 Shtator, Muzeu Kombëtar i Pavarësis ka një orar fleksibel. Paradite është 8 deri ne 11 ndërsa pasdite është nga 17 deri në 22. Patjetër që efektet e këtij orari kanë dhënë rezultatin e tyre.”

Dobi tha se muaji Korrik si dhe muaji Gusht janë periudhat që shënojnë edhe numrin më të lartë të vizitorëve.

Klan News