Policia e Leshnjës ka arrestuar në flagrancë të mërkurën një punonjës të policisë private dhe bashkëpunëtorin e tij për vjedhje të materialeve të gazsjellësit TAP dhe 600-700 litra naftë

Në një njoftim për shtyp, policia tha se janë arrestuar Ndriçim Beqiri, 26 vjeç, banues në fshatin Imsht, Lushnje dhe Veli Kumanaku, 23 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.

Veli Kumanaku, punonjës i SHPSF “Pelikani” me detyrë në ruajtje të makinerive dhe materialeve të Gazsjellsit “TAP” në fshatin Imsht, në orët e para të mëngjesit të djeshëm në bashkëpunim me shtetasin Ndriçim Beqiri, kanë vjedhur 13 shtrate trarësh të makinerive dhe 600-700 litra naftë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Gazsjellësi TAP është një ndër investimet e huaja më të rëndësishme dhe strategjike në historinë e Shqipërisë, që ka krijuar mijëra vende pune për vendasit.

/tvklan.al