INSTAT: 30 % më shumë se vjet, dominojnë ata nga Europa

1 milion e 30 mijë shtetas shqiptarë e të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit Janar.

Sipas INSTAT ky tregues rezulton me një rritje prej 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga kjo shifër rezulton se rreth 490 mijë janë shtetas të huaj duke shënuar një rritje në masën 29,8%, krahasuar me Janarin e 2023.

Sa i takon gjeografisë së shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë, në krye të listës janë vizitorët nga Europa me një numër pre 475.563 shtetasish, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 8.867 dhe 2.157 shtetas.

Shtëtasit e huaj që kanë vizituar Shqipërinë kanë deklaruar edhe qëllimin e ardhjes së tyre në territoret tonë, ku ndër arsyet kryesore mbeten pushimet apo vizitat tek të afërmit, qëllime personale e çështje biznesi e profesionale.

Tv Klan