3% më shumë vizitorë në Mars. Zonat bregdetare më të frekuentuarat

Të huajt po qëndrojnë më gjatë në Shqipëri për turizëm. Sipas INSTAT, në Mars të huajt kanë qëndruar në hotele 2.3 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

“Këtë periudhë kemi 3 % më shumë turistë të huaj se e njëjta periudhë e një viti më parë”.

Numri më i lartë i vizitorëve rezulton, në zonat në afërsi me bregdetin në 62 %. Sipas INSTAT, 45 % të vizitorëve jo rezidentë janë nga Kosova, Italia, Gjermania, Anglia dhe Greqia. Sipas Shoqatës Shqiptare të Turizmit, tashmë jugu shihet si një konkurrente e forte e Greqisë për turizmin.

“Në afro 60 % të rasteve janë shtetas nga rajoni, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Zona më e preferuar mbetet ajo e Durrësit dhe bregdeti i Shëngjinit. Ndërsa për pjesën elitare mbetet jugu i cili po konkurron tashmë edhe me Greqinë në cilësi dhe çmime”.

Nisur nga rezervimet dhe interesimi të huajve, Topuzi thotë se ne tre muajt e verës pritet të arrijnë mbi 15 % më shumë turistë se viti 2019. Në 2019 në Shqipëri u regjistruan mbi 6 mln turistë.

Tv Klan