Strakosha: Vijnë në spital dhe nuk tregojnë se janë pozitiv

Të gjithë personat e infektuar me koronavirus janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar në shtëpi deri sa të shërohen. Por disa prej tyre nuk e respektojnë këtë rregull duke u bërë shkak për përhapjen e virusit.

Nëndrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza jep alarmin se disa prej të infektuarve me covid, dalin jashtë madje paraqiten dhe në spital duke mos treguar se janë pozitiv me covid.

“Dalin në qendra tregtare, në lagje, në markete, bëhen njësh me turmën, madje vijnë dhe në urgjencë, ku ne jemi të detyruar t’u shërbejmë, por nuk tregojnë se janë me covid”.

Personat e infektuar mund të dalin vetëm për arsye shëndetësore madhore dhe në këtë rast ata duhet të lëvizin me autoambulancë pasi janë risk infeksioni.

Në vendin tonë janë aktualisht rreth 1800 persona aktiv me koronavirus, prej të cilëve 125 janë të shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Në bazë të vendimit të qeverisë, personat që thyejnë karantinën gjobiten dhe ndëshkohen edhe me burg.

Tv Klan