Kurba e rasteve aktive arrin në nivelet e Nëntorit

Të hënën Shqipëria shënoi shifrën më të ulët të të infektuarve që prej korrikut të vitit të kaluar.  Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve arriti në 69 rate pozitivë, i njëjtë me muajit korrik të vitit që lamë pas.

Po ashtu edhe kurba rasteve aktive ka pësuar një rënie drastike. Ajo paraqitet e njëjtë pothuajse me fundin e  muajit Nëntor.  Në vend janë afro 19 mijë raste pozitivë aktivë, pothuajse njësoj me fundin e Nëntorit dhe fillimin e muajit dhjetor kur në Shqipëri filloi vala e dytë e infektimeve me Covid.

Rënia e rasteve të infektive është shoqëruar edhe me ulje të numrit të viktimave.

Bazuar në shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në muajin Prill janë regjistruar 159 viktima nga koronavirusi  përkundrejt 439 jetëve të humbura në Mars të këtij viti. Prilli shënoi puthuajse trefish më pak viktima se Marsi.

Tv Klan