Lay’s jep bursë për 20 ekselentë të Universitetit të Tiranës

20 studentë ekselence të Universitetit të Tiranës kanë përfituar bursa  me vlerë 100.000 Lekë. Fushata e komunikimit ‘Ndaj Buzëqeshjen me Lay’s’ është pjesë e bashkëpunimit të brandit  Lay’s, Agna Group me Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

“Është një ndihmë për këta 20 studentë ekselentë për t’i inkurajuar që të vazhdojnë me këto rezultate të larta. Jeta na shpërblen nëse ne bëjmë gjënë e duhur në vazhdimësi. Por ne jemi këtu sot edhe për të konfirmuar një bashkëpunim afatgjatë, multi-dimensional mes kompanisë Agna Group dhe Universitetit të Tiranës”, u shpreh Vasil Naçi.

Qellimi i fushatës “Ndaj Buzëqeshjen me Lay’s” ështe ndihma në edukimin e të rinjve.

“Ne dëshirojmë shumë që studentët tanë të kenë mundësi të ushtrohen në praktika sipas fushës ku studiojnë, të njohin mënyrën e menaxhimit të sipërmarrjeve, të njohin histori suksesi, të prezantohen që në këtë stad me tregun e punës dhe kërkesat e tij”, tha Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Në filozofinë e Lay’s mbetet kontributi për komunitetin përmes iniciativave të ndryshme.

Tv Klan