“Të ishin të gjithë doktorët si ty, do shpohesha çdo ditë”, gazetari i “Stop” u kërkon qytetarëve të bëjnë vaksinën e Covid



“Të ishin të gjithë doktorët si ty, do shpohesha çdo ditë”, gazetari i “Stop” u kërkon qytetarëve të bëjnë vaksinën e Covid

20:43 02/02/2021

Mbrëmë në Shqipëri mbërriti një sasi vaksinash nga kompania Pfizer. Ishte vetë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që pritën vaksinat në aeroportin “Nënë Tereza” dhe më pas panë nga afër dhe frigoriferët që dot ruhen dozat në -82 gradë në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik.

Sot ka nisur dhe vaksinimi me dozën e dytë për disa mjekë dhe infermierë, por mes atyre që morën dozën e dytë ishte dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Po ashtu sot gazetari i emisionit “Stop”, Klinton Zeqiraj është shndërruar si infermier dhe ka dalë nëpër Tiranë, duke tentuar të vaksinojë banorët e kryeqytetit.

Disa qytetarë hezitojnë të bëjnë vaksinën, ndërsa të tjerë thonë se do e bëjnë pasi të mbron nga Covid.

Gazetari: Do e bësh vaksinën

Qytetarja: Jo se kam frike, nuk e bëj.

Gazetari: Pse?

Qytetarja: S’e di pse kam frikë.

Gazetari bën sikur flet në telefon: Zotëri të ka dalë emri për të bërë vaksinën, ku je të vijmë të të bëjmë vaksinën?

Gazetari: Hajde vaksina…

Një qytetare tjetër: Dua dhe unë, dhe unë. Jam shumë e lumtur që të pash. Nëse të gjithë doktorët janë si ty do shpohesha çdo ditë.

Gazetari: Ç’a thua mi? Rri e qetë mos u shqetëso e kam dorën e lehtë. Ti duhet të rrish pak e qetë.

Gazetari bën sikur injekton vaksinën: Aq ishte mbaroi./tvklan.al










Të ngjashme