Historia e Blertës është e denjë për një skenar telenovele. 

E rritur si një vajzë e lumtur dhe e shkolluar, pas martesës në Tetovë të Maqedonisë, jeta e saj u mbyll brenda katër mureve ku jetoi 14 vjet bashkë me gruan e parë të bashkëshortit. 

Ishte kjo historia e zonjës Blerta nga qyteti i Rubikut (Mirditë), e përcjellë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”.

Për moderatorin Ardit Gjebrea dhe publikun ajo rrëfen jetën e saj:

Blerta:

Jetoj në Rubik, atje kam

 

lindur dhe jam arsimuar deri në gjimnaz, pastaj më doli e drejta për të vazhduar infermiere – mami në Tiranë.

 

Unë jam fëmija i fundit i familjes dhe jam rritur pa tim atë. Më fejuan me shkesi, kam ndenjur 8 muaj e pastaj e prisha. Mendova se u bëra e fortë dhe u shpërngula në shtëpinë e time motre te “Xhamlliku” në Tiranë. Aty më pas tentuan sërish të më fejonin me shkesi me një djalë nga Tetova, e këtu fillon gjithçka.  Ai merrej me biznes në Shqipëri, por kishte qenë një herë i martuar, gjë që unë e mësova por nga martesa e parë nuk kishte fëmijë.

2

Zonja Blerta

Unë shkova në shtëpinë e tij, e cila ishte një vilë madhështore dhe u mbulova për të respektuar fenë myslimane ndërkohë që unë jam katolike. Motra e burrit tim është e martuar me vëllanë e gruas së parë të tim shoqi dhe në zakonet e tyre ne duhet të jetonim të gjithë nën të njëjtën shtëpi.

Arditi: Dhe si e përjetove ti të gjithë këtë le ta quajmë “bashkëjetesë”? Sillej mirë ajo me ty?

Blerta:

Ishte një tmerr. Kishim arritur deri në atë pikë sa ta quanim njëra-tjetrën “ortake” dhe në mënyrë kategorike nuk sillej mirë. Pas gjithë kësaj ndodhi mrekullia dhe Zoti më fali mua fëmijën e parë, Linditën dhe pas 3 vitesh një tjetër vajzë. Në ambientin ku jetoja është tmerr të lindësh gjininë femërore. Ishte pak më ndryshe herët e para por askush nuk më erdhi në spital kur linda vajzën e 3-të Sarën.

Vjehrra më thoshte “Të morëm nga Shqipëria dhe nuk na shtove me mashkull”.

Në vitin 2008 i kërkova njërës prej motrave të më ndihmonte, duke shkuar me pushime në Shqipëri me vendimin se nuk do kthehesha më.

Prisja në ballkon çdo ditë nëse im shoq do vinte në kat të dytë tek unë apo do shkonte në kat të parë tek nusja tjetër. Në të tilla kushte vendosa ta braktis dhe të shpëtoj 3 vajzat sepse donin t’i fejonin, ndërkohë që vajza e madhe ishte 14 – vjeç.

3

Ika në Greqi e më pas në Itali, duke u dorëzuar në rajonin e policisë së Ravenas. Njëra nga psikologet aty mori vajzën time të vogël 8 – vjeç dhe e pyeti në veçanti. Nga tmerri që kishte dëgjuar ajo tha se duhej të më jepej urgjentisht “Urdhri i mbrojtjes për gratë e dhunuara ose me problem”, që u aprovua për 24 orë.

Në ndërtesë nuk lejohej askush të hynte, por motra ime arriti ta bënte së bashku me babain e vajzave të mia. Të gjithë anëtarët e familjes sime e dinin vendndodhjen time dhe ime motër më bindi se unë dhe bashkëshorti im nuk do jetonim më në Tetovë, por në një vend tjetër të gjithë të bashkuar si familje dhe unë e doja këtë.

Unë i thashë tim shoqi që isha e gatshme të kthehesha me të, por që nuk do ktheheshim më kurrë në Tetovë, ndërkohë që vajza ime e madhe Lindita, nuk donte.

4

Lindita, vajza e madhe e zonjës Blerta

U kthyem në Shqipëri dhe unë fillova punë. Kjo gjë vazhdoi për 9 vite dhe ai shkonte shpesh në Maqedoni me pretekstin se shkonte tek prindërit.

Më 6 dhjetor të këtij viti, vajzat e mia e humbën babain e tyre gjatë një operacioni. Ato sot janë më të lënduara se kurrë për shkak të rrethanave që ne i krijuam. Vajzës së dytë, ime motër i mundësoi largimin nga Shqipëria për në Gjermani, ku ajo është në vit të dytë në shkollë të mesme.

Sot kam ardhur t’i kërkoj ndjesë Linditës, për lëndimin që i kam shkaktuar sepse ajo i mban mend të gjitha. Ëndrra e saj është modelingu, megjithëse nuk ka mundur ta vazhdonte për shkak se i doli shkolla e lartë për Administrim Biznesi.

Në momentin kur Lindita dhe Blerta u gjenden përballë monitorit, ato u prekën shumë duke i treguar dashurinë njëra-tjetrës.

5

Lindita

Blerta:

Më fal që nuk të tregova atëherë. Dua të të kërkoj ndjesë publikisht. Më fal që u ktheva në 2008-ën këtu, jeni drita e syve të mi.

Unë pretendoja të të bëja surprizë dhe jo të të shihja duke qarë.

Arditi: Lindita ti nuk ke dashur që të ktheheshe apo jo? E mendon ndonjëherë si do ishte të kishe qenë akoma atje?

Lindita:

Nuk e kthej kokën pas fare.

/tvklan.al