Një 36-vjeçar është arrestuar në SHBA. Arsyeja e arrestimit të tij është e pabesueshme, por dhe historia e tij e 3 muajve të fundit.

Sipas BBC, Aditya Singh për tre muaj me radhë kishte jetuar në aeroportin e Chicago-s, pasi kishte frikë nga COVID. Singh ra në pranga e policisë pasi stafi i linjës ajrore i kërkoi atij të paraqiste identifikimin e tij, por ai nuk kishte një të tillë.

Ai tregoi një kartë identiteti e cila dyshohet se është e falsifikuar pasi i përkiste një personi tjetër që ishte zhdukur në muajin Tetor të vitit të kaluar.

Policia në një deklaratë ka bërë me dije se Singh ka udhëtuar nga Los Angeles drejt Chicago-s në 19 Tetor dhe nuk kishte dalë nga aeroporti prej asaj dite.

Avokatja e tij ka deklaruar se ai kishte gjetur një mjet identifikimi dhe ishte fshehur në aeroport pasi kishte frikë nga COVID dhe ndaj nuk kishte shkuar në shtëpi.

Më tej mësohet se për 3 muaj me radhë ka jetuar me ushqime që i është dhënë nga udhëtarë të ndryshëm. Gjyqtarja e Susana Ortiz shprehu habinë për rrethanat e çështjes./tvklan.al