“Të kapte nga gjoksi sikur milte lopën” plas sherri mes Andit dhe Deas në studio

Në spektaklin e të hënës në “Love Story” është publikuar një video mes Deas dhe Albionit në rrjetin social “TikTok” ku të dy shfaqen tepër të afërt në makinë duke u prekur në vende intime me njëri-tjetrin.

Kjo video është komentuar edhe në programin e përditshëm “Talk Love Story” nga një prej konkurrentëve.

Andi: Këtej thua edhe për mua jam shumë i mirë, Eni është shumë i mirë, kurse për…

Dea: Po normale se jam duke shqyrtuar situatën.

Andi: Nuk është shqyrtim situate kjo.

Dea: Jam duke shqyrtuar situatën ende jam e pavendosur.

Andi: Po ti kishe hedhur videon në TikTok. Ai të kapte sikur po milte lopën.

Dea: Nuk të lejoj ta thuash atë që the. Ti do ta marrësh mbrapsht. Duhet të kërkosh falje për atë që the. Kujdes me fjalët që përdor...

“Skandal, të shesësh trupin për famë”, Andi bën deklaratën e fortë për Dean

Djemtë e kastit të “Love Story” nuk i ka bindur aspak justifikimi i Deas në lidhje me videon që ajo kishte postuar në rrjetet sociale, ku shihej në shoqërinë e Albjonit, ku dukej qartë intimiteti i tyre. Kjo video më pas është fshirë menjëherë nga Dea. Por çfarë kanë për të thënë konkurrentët dhe vetë fronistja në lidhje me situatën e krijuar?

Andi: Për mua ajo video është një skandal. Është një turp i madh të thuash që e bëra me vetëdije dhe të thuash se e hodha se doja të merrja shikime.

Algerti: Unë nuk mendoj që është thjesht një video Tik Tok-u por edhe një kapje intime.

Andi: Mendoj se Dea duhet të ndërrojë strategji sepse për mua është fatkeqësisi të shesësh trupin për famë.

Dea: I them Andit që nuk e kam shitur trupin për famë. E dyta, kam thënë që videon e kam postuar për efekt të rrjeteve sociale. Me Albjonin isha aq rehat, dhe nuk më interesonin fare komentet e njerëzve. Jam shumë e sigurtë që ajo është diçka që e bëjnë të gjithë dhe unë jam aq e lirshme saqë mund ta bëj publike.

Eni Shehu: Pse e fshive videon atëherë?

Dea: Është fshirë sepse jam kontaktuar nga produksioni se: Dea çfarë është kjo video?! Dhe mendoja se ishte gjëja më e mirë që ta fshija videon.

“Po gabon rëndë”, ngrihen tonet mes Deas dhe Bajronit

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story”, ka pasur një përplasje mes protagonistëve të formatit të dashurisë si pasojë e publikimit të një videoje mjaft intime të Deas me Albjonin jashtë programit.  

Bajroni: Ne jemi këtu se kemi interes për ju dhe pas videos e marrim si konfirmim se ju jeni bashkë.

Algerti: Unë di se kjo video nuk është bërë ditën e xhirimeve që i bie se është thyer rregulli kryesor i këtij programi. 

Dea: Ne e qartësuam dje. Nuk e di sa i vëmendshëm ke qenë mbrëmjen e djeshme. Mua më shqetëson shumë se Bajroni është i pari që do të godasë faktin që isha në makinë me Albjonin, ama Bajroni ishte ai që më thoshte që Dea, le të takohemi të dy me njëri-tjetrin dhe ta pijmë një kafe jashtë emisionit. Nëse unë dija në kafe me Bajronin jashtë emisionit është okey, por…

Bajroni: Pse ndodhi kjo?

Dea: Për arsyet që i citova ti thua: Me Albjonin mos dil, me mua është okey.

Bajroni: Sepse më ke dhënë ti hapësirë.

Dea: Po gabon shumë.

“Po mos të isha unë do kishte plasur grushti”, dinamika e sherrit mes Albionit dhe Bajronit

Bajroni dhe Albioni janë përplasur fizikisht pas spektaklit të së hënës, ku “mollë sherri” është bërë Dea. Sot në Love Story Talk është komentuar kjo situatë e shëmtuar mes dy konkurrentëve, ku ata kanë shpjeguar se çfarë ka ndodhur.

Dea: Ajo që unë po diskutoja me Bajronin, po i thoja që dakord ti më pe me Albionin, por unë nuk e mohova. I thash që ne ishim vërtetë bashkë dhe i thoja që në disa raste të mos përfshihej dhe produksioni. Nëse ti do ta diskutosh diçka mund ta diskutosh dhe vetëm me mua. Kjo ishte e gjithë biseda, më pas unë u largova, por me sa di unë nuk ka pasur përleshje fizike. Ka pasur biseda dhe sharje.

Algerti: Ajo ishte situatë shumë e nxehtë dhe po mos të isha unë aty do të kishte plasur grushti.

Ermiri: Po si do kishte plasur grushti more Algert.

Algerti: Do kishte plasur grushti, se ty të iku nga dora. Shkoi të qëllonte Bajronin pse e bëni kaq të thjeshte.

Ermiri: Pse e bëni kaq të madhe?

Algerti: Serxhani thjesht u kthye dhe e përjashtuam, a do jemi për të gjithë njësoj.

Albioni: Pse të po të ofendoi dikush…

Algerti: Kush të ofendoi?

Djemtë që thjesht kanë parë konfliktin mes Albionit dhe Bajronit kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarje, por vetë Bajroni ka dhënë këtë shpjegim në dhomën e kuqe.

Bajroni: Isha në korridor duke folur me Dean rreth skenës që ndodhi. Me sa duket Albioni ishte bërë pak xheloz që Dea më kushtoi vëmendje mua, si mendje lehtë që është erdhi dhe donte të sulmonte. Ishte duke më sharë , duke më ofenduar, donte që të ushtronte dhunë por nuk arriti dot.

Por Albioni ka mohuar të kenë ndodhur skenat që thotë Bajroni.

Albioni: Unë nuk kam sharë, pasi për të sharë nuk e kam shprehi. Po të shava unë të shaj në tjetër mënyrë./tvklan.al