Shpikësi i “Flyboard Air”, Franky Zapata ka planifikuar të kalojë kanalin e la Manche të enjten në 110 vjetorin e fluturimit të parë me avion mes Britanisë dhe Francës. Ai do të fluturojë nga Sangatte për në gjirin e Shën Margarets, një rrugëtim që merr vetëm 20 minuta me shpejtësi 140 km/h.

Kalimi do të jetë një sfidë për shpikësin francez, i cili më parë ka bërë praktikë nga 50 deri në 100 orë për të qëndruar në këmbë pa humbur ekuilibrin gjatë fluturimit.

Sipas Zapatës në fluturimin e fundit ai ka përdorur vetëm 3% të kapacitetit të hoverboard krahasuar me 99.9% që kërkon kalimi i kanalit ku mundësia për të patur sukses është 30 përqind.

Hoverboard në vetvete përmban 5 motorë turbo, secili me 250 kuaj fuqi, një telekomandë dore dhe një rezervuar me karburant në shpinë që mundëson fluturimin për rreth 10 minuta, kështu që do i duhet të ndalojë për t’u furnizuar në gjysmën e rrugës.

Në vitin 2016, Zapata ka vendosur një rekord botëror për fluturimin më të largët mbi hoverboard në bregun jugor të Francës për 2,252 metra, po ashtu dihet përplasja mbi ujë në Prill të 2016-s, ku shkatërroi sistemin elektronik të hoverboard, por nuk pati asnjë dëmtim serioz në trupin e tij.

Flyboard mund të përdoret si një pajisje ushtarake. Interes kanë treguar forcat e armatosura franceze që i mundësuan zhvillimin e flyboard, duke i dhënë atij një fond prej 1.3 milionë Euro. /tvklan.al