Italia do të përballet me Austrinë në stadiumin “Uembli” në orën 21:00 në takimin e 1/8 të EURO 2020.

“Të kaltrit” kanë befasuar me paraqitjet e tyre në fazën e grupeve, ku kanë marrë tri fitore nga tri takime, nuk kanë pësuar asnjë gol dhe kanë realizuar 7 të tillë.

Italia ka fituar 11 takime radhazi dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa është e pamposhtur në 30 sfidat e fundit.

Synimi i “të kaltërve” është që të fitojnë kampionatin Evropian ndërsa hera e vetme që e kanë ngritur trofeun ka qenë në vitin 1968.

Hera e fundit që Austria arriti një fitore ndaj Italisë ishte në vitin 1960. Austriakët janë për herë të parë në 1/8-at e një Evropiani dhe do të tentojnë të befasojnë edhe pse nuk janë favoritë.

“Das Team” nuk ka arritur që të shënojë gol në katër nga gjashtë takimet e tyre të fundit në të gjitha komepticionet.

Hera e fundit që dy ekipet u përballën ishte në vitin 2008, ku takimi përfundoi në barazim 2-2. Nga 35 takime mes dy kombëtareve, Austria ka fituar 11 herë, barazuar 8 herë dhe është mundur 16 herë.

Klan News