Në mbyllje të programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, i cili sot i ishte kushtuar dashurisë në kuadër të Shën Valentinit, pati edhe një moment të këndshëm. Gazetarja Agida Koçi ‘vodhi’ minutat e fundit për t’i dedikuar disa fjalë publikisht një njeriu të veçantë që sot feston ditëlindjen.

Agida Koçi: Mund të bëj një dedikim dashurie?

Katerina Trungu: Ua, vërtet?

Agida Koçi: Po. Mami im, drita ime që sot ka ditëlindjen. Edhe 100 m’u bëfsh! Ti je gjithmonë para meje dhe unë të kam në sytë e mi gjithmonë!

Katerina Trungu: Gëzuar ditëlindjen mami i Agidës! Të jesh mirë dhe të kesh mirë të gjithë njerëzit e tu të shtrenjtë, me tre fëmijë si drita, por të them të  drejtën gocën e ke bërë më të mirë se djemtë./tvklan.al