Të kapur përdore mbi digë, rrëshqet njëri dhe merr të tjerët me vete

Të kapur përdore mbi digë, rrëshqet njëri dhe merr të tjerët me vete

18:51 09/10/2019

Shuhen tragjikisht 4 anëtarët e një familjeje

Një fotografi përfundoi në tragjedi në Indi, ku humbën jetën 4 anëtarët e një familjeje. Familja, në mesin e të cilëve edhe një nuse e sapomartuar, ishin kapur përdore dhe ndodheshin në digën Pambar me qëllim që të bënin një selfie, kur një prej tyre rrëshqiti aksidentalisht duke tërhequr të tjerët nga pas.

Sipas asaj që shkruan The Sun, V. Nivedha, 20 vjeçe, sapo ishte martuar kur humbi tragjikisht jetën sëbashku me Sneha, 22, Kanniga, 20 dhe Santosh, 14. Bashkëshorti i së resë arriti të mbijetonte dhe shpëtoi edhe motrën e tij 15-vjeçare.

Duke folur për CNN, një zyrtar i policisë në rajonin e Krishnagiri tha: “Donin të bënin një selfie në këtë cep të digës dhe rrëshqitën. Gjatë kohës që ndodheshin aty niveli i ujit ishte rritur”.

Trupat e tyre u nxorën menjëherë nga uji, por ishte tepër vonë.

Sipas një studimi të 2018-s, India ka numrin më të lartë në botë sa i përket vdekjeve nga selfiet. Gjatë Marsit 2014 deri në Shtator të 2016-s, 60 përqind e të gjitha vdekjeve nga selfiet ndodhën në Indi./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori