Mbaresa e kundërshton testamentin e nënës së ndjerë në të cilin i ka lënë gjithë pasurinë Festimit. Për këtë arsye, ajo e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” dhe përballja e tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është mjaft e ashpër.

Sipas Mbaresës, ish-vjehrri i Festimit sepse tashmë ai është i divorcuar, ka prishur familjen e tij. Ajo bën edhe një deklaratë tjetër të fortë duke thënë se i vëllai është kërcënuar nga tre burra, por ai s’është kundërpërgjigjur ndaj tyre. Sot Festimi nuk jeton në këtë shtëpi, por është vendosur me qira. Në shtëpi jetojnë ish-gruaja me dy vajzat.

Festim: Të gjitha janë në emrin tim. Për momentin nuk kam asgjë. Kam ikur për vete në drejtim të paditur.

Eni Çobani: Po në drejtim të paditur s’je se je këtu.

Festim: Në shtëpinë time jeton ish-zonja…

Mbaresa: S’më intereson se ta bëri ish-vjehrri yt ty atë! Të erdhën tre burra në shtëpi vëlla, ku ishe?  Pse nuk vure dorë ti kur të erdhën tre burra?

Festim: Ka mundësi ta mbyllësh?

Mbaresa: Nuk e mbyll fare unë!

Eni Çobani: Vazhdo fol ti, lëre këtë, vazhdo fol! Pse s’je te pasuria ti? Prit ta dëgjojmë njëherë Festimin se Festimi s’paska asgjë! Ulu atje o Mbaresa!

Festim: Në shtëpi jeton ish-zonja Natasha Hajdini me gjithë çupat.

Eni Çobani: Natasha Hajdini, e përshëndesim, ish-bashkëshortja jote, po. E nderuar, e respektuar, e keni pasur deri në prill vjet.

Mbaresa: O znj. Eni po më ka plasur shpirti!

Festim: Problemi qëndron…kunati i vogël i kam mirëbesuar çdo gjë, duke filluar nga vjehrri në mirëbesim të plotë, atëherë arritën derisa donin të komandonin edhe pagat e mia, duan tokën time! Mësojnë ish-gruan, më merr mua urdhër mbrojtjeje, donte ta nxirrte që unë të largohesha nga shtëpia. Më merr policia, më thotë kështu, firmos, largohu nga shtëpia!

Eni Çobani: Më fal, ta kuptojmë tani: je në shtëpinë e mamasë apo s’je?

Festim: Jo, jam në shtëpi me qira!

Eni Çobani: Pse?

Festim: Sepse zonja ka zaptuar shtëpinë!

Mbaresa: Na ka zaptuar shtëpinë Natasha!

Festim: Sot Natasha jeton në truallin tim, në shtëpinë time…

Eni Çobani: Jo, s’është trualli yt, është trualli edhe i Mbaresës, edhe i Agronit.

Festim: Nuk i përjashtoj, por për momentin nuk kam ç’të jap se s’kam për vee.

Mbaresa: Të erdhën tre burra në shtëpi, të kërcënuan!

Festim: Nuk doja të prishja familjen, nuk e dija synimin e tyre!/tvklan.al