Pas Milanit, ishte radha e Barcelonës dhe Sevijës për t’i dhënë fund eksperiencës në Ligën e Kampionëve, gjithsesi dy ekipet spanjolle do të jenë pjesë e raundeve me eliminim direkt në Europa Ligë.

Ditën e sotme do të luhet edhe përballja mes Atalantës dhe Vijarealit, e shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Dueli i Bergamos do luhet në orën 19:00 për të caktuar edhe biletën e fundit për në raundin e 1/16-ave të Çempions. Spanjollëve i mjafton edhe një barazim për të qënë pjesë e turneut
Në këtë mënyrë janë përcaktuar edhe vazot ku do gjenden skuadrat në shortin e së hënës. Si skuadra fituese të grupit, 8 skuadrat që do gjenden në vazon një do jenë, Mançester Siti,Liverpul, Ajaks, Real Madrid, Bajern Mynih, Mançester Junajtid, Lil dhe Juventus.

Përballë tyre do vihen skuadrat e vazos dy, përbërë nga pari Së Zhërme, Atletiko Madrid, Sportingu i Lisbonës, Inter, Benfika, Vijareal ose Atalanta, Salzburg dhe Çelsi, ku natyrisht nuk do të përballen skuadrat nga i njëjti shtet. Shorti për këtë raund do të hidhet të hënën në Nion të Zvicrës në orën 12:00 pa praninë e përfaqësuesve të klubeve nga Covid-19.

Klan News