Të kushtueshmit e Seria A



Të kushtueshmit e Seria A

23:20 10/06/2021

Dominon interi, Juventus me 4 lojtarë, Hernandez përfaqëson Milanin

Inter u rikthye në majën e futbollit italian, ku pas 11 vitesh mungesë arriti që të ngrejë lart trofeun kampion në Seria A. Zikaltërit dominuan kundërshtarët, duke e siguruar matematikisht titullin përpara javës së fundit. Një ecuri kjo e mirë nga ekipi i trajnerit Antonio Conte, falë edhe cilësive të futbollistëve që ka në përbërje. Paraqitja në fushën e blertë ka rritur edhe vlerën e tyre në treg.

Sipas observatorit të njohur të futbollit, CIES, Inter dominon listën prej 10 lojtarëve më të kushtueshëm në elitën e futbollit italian, ku gjenden 5 futbollistë zikaltër. Achraf Hakimi është lojtari më i kushtueshëm, pasi kartoni i tij në treg vlen plot 93.5 milionë euro.

Pjesë e listës janë dhe Romelu Lukaku e Lautaro Martinez përkatësisht me 76.9 milionë dhe 75.2 milionë euro vlerë të kartonit. Pjesë e “Top 10” janë katër futbollistët të Juventusit, Federico Chiesa, Mattijs de Ligt, Dejan Kulusevski e Ëeston McKennie që ka një vlerë prej 65.4 milionë euro në treg. Ndërkaq në vendin e 7-të gjendet Theo Hernandez i Milanit me vlerë prej 70.9 milionë euro në treg. Mungon Cristiano Ronaldo, kjo për shkak të moshës së tij, 36-vjeçare dhe ritmit që nuk është si më parë.

Klan News







Të ngjashme