Partizani i largoi në mënyrë të habitshme, por për 3 futbollistët e surprizë është vërshimi i ofertave, ende pa i mbyllur kontratat zyrtarisht me klubin e kuq.

Për Gëzim Krasniqin, oferta kryesore në Superligë vjen nga Vllaznia. Projekti i Ernest Gjokës duket më seriozi por sinjale në drejtim të futbollistit janë lëshuar edhe nga Kamza dhe Tirana.

Krasniqi po vlerëson edhe oferta të mundshme nga jashtë për të marrë më pas vendimin e tij. Krasniqi rivalizohet nga shoku i tij Renato Malota, edhe ky i fundit është në shënjestrën e disa ekipeve në Superligë. Ndërkaq Emiliano Vila po sheh mundësinë e largimit në kampionate të huaja edhe pse për të duket e hapur pista e rikthimit tek Teuta, klub në të cilin ka nisur karrierën si futbollist profesionist. Vila është mesfushor-sulmues, por tek Partizani ai ka treguar se mund të përshtatet në disa role në fushë.

Të tre këta lojtarë nuk do të peshojnë ofertat pasi merkato ka fare pak ditë që ka nisur. Mbrojtësi i larguar nga Flamurtari Jakovljeviç u ble nga Luftëtari dhe i është bashkuar skuadrës në Antalya. Ndërsa Kukësit i është bashkuar mesfushori gjeorgjian me tipare mbrojtëse Irakli Dzaria.

Tv Klan