Protesta_teshkarkuaritMe pankarta në duar e thirrje kundër qeverisë  ish -punonjës të larguar nga rradhët e administratës publike protestuan përpara dyerve të kuvendit, pak përpara nisjes së senacës plenare.

Qeverisë i kërkuan të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rikthimin e tyre në punë, me pretendimin se janë shkarkuar politikisht dhe në kundërshti me ligjin e nëpunësit civil.

Protesta u mbështet edhe nga deputetë të opozitës, të cilët garantuan se do të jenë në krah të të larguarve deri në kthimin e tyre në punë.

Të larguarit nga rradhët e adminsitratës paralajmëruan përshkallëzim të protestave ditët në vijim deri në rifitimin e të drejtës së kthimit në punë, për të cilën thonë se ua garanton ligji.