Namibia, një prej shteteve të kontinentit afrikan është destinacioni i radhës i programit “Check In” në Tv Klan. Udhëtimi i deritanishëm ka përshkuar kryeqytetin Windhoek dhe Parkun Komëbtar Etosha të cilin Albana Nanaj e zbuloi përmes safarit.

Pranë Etoshës ndodhet një fis i vjetër afrikan, Himba. Himbat janë një nëngrup etnik i Hererove, me të cilët ndajnë gjuhën, por jo zakonet. Ata janë barinj nomadë që jetojnë në komunitet dhe janë të përqendruar, në një tokë malore dhe të shkretë në veri të Namibisë.

Karakteristikë e tyre është edhe mungesa e veshjeve. Himbat ruajnë një kontakt të plotë me natyrën dhe ruajnë tradita të lashta.

Albana Nanaj: Tani do shohim shtëpitë që ata jetojnë, si ushqehen, fëmijët, traditat, zakonet sepse mes tyre kemi edhe disa tradita të përbashkëta si për shembull fëmijët e vegjël meshkuj që duhet të bëhen synet kur janë 5 vjeç dhe bëhet një ceremoni, largohen dhe një javë nga shtëpia. Kurse vajzat pas moshës 12-vjeçare të pubertetit, bëhen gati për t’u martuar.

Ne  jemi në pritje që vajzat të na bëjnë një ceremoni se si ato pastrohen sepse duke jetuar në shkretëtirë kanë pasur gjithmonë mungesa uji dhe kanë gjetur mënyra të tjera siç është hiri. Por ndërkohë i pyesim sa vjeç janë dhe askush prej tyre nuk e di moshën.  Jetojnë në natyrën e hapur, orët, ditët janë të gjitha të njëjta kështu që nuk ka pse t’i interesojë dhe mosha.

Ka takime që nuk harrohen  kurrë, që të emocionojnë dhe  të bëjnë të reflektosh. Takimi me Himbat ishte i tillë./tvklan.al