Në arkivin e Gentian Zenelaj si aktor i teatrit numërohen dhjetëra role. I përkasin komedisë, një gjini të cilën e zotëron me vërtetësi. Secili nga personazhet e mishëruar në skenat e teatrit, brenda dhe jashtë Tiranës, zotëron një shkallë të caktuar vështirësie si fizike dhe psikike. I fundit ishte me “Komedia që shkon për dreq” që regjisorja Driada Dervishi e ngjiti në Durrës, Korçe dhe Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ai ishte Sesili, një nga karakteret në veprën angleze që i duhet të luajë rolin e një aktori amator duke qenë profesionist.

Personalisht, Sesili, ishte për Gentianin, një kthim në kujtesë.

Sesili dhe roli i tij që shkon për dreq si te të gjithë protagonistët e tjerë, Bujar Asqeriu, Romir Zalla, Monika Lubonja, Sokol Angjeli, Donald Shehu dhe Alesia Xhemalaj, jashtë kornizës së veprës shkoi për mirë me gjithë faktorët e jashtëm.

Në mbyllje të një sezoni prodhimtar, aktori mirëpret dhe dëshiron shumë që publikut ti prezantohet me Gentianin dramatik apo tragjik.

Tv Klan