Amerikania transgjinore, Jazell Barbie Royale është kurorëzuar Miss International Queen në Tailandë. Royale fluturoi nga gëzimi kur dëgjoi emrin e saj. Është hera e parë që nga nisja e këtij kompeticioni në 2004, që kurorën e Miss Trans e fiton një konkurrente me ngjyrë.

Tema që ishte zgjedhur të përçonte ky aktivitet ishte barazia sociale dhe Royal nuk u mendua aspak kur iu bë pyetja nga juria. Ajo tha se u bë pjesë e konkursit edhe për t’u treguar të gjithëve se nuk ka rëndësi ngjyra, nga vjen apo kë dashuron, në këtë botë të gjithë duhet të ndjehen të barabartë. 31-vjeçarja njihet në vendin e saj edhe si aktiviste në luftën kundçr virusit HIV.

Një fitore disi ironike kjo e amerikanes, duke marrë parasysh faktin që Donald Trump po përpiqet të ndalojë rekrutimin e transgjinorëve në ushtri, një betejë që tashmë është zhvendosur në gjykatë. 31-vjeçarja nuk harroi t’i jepte dhe një mesazh Presidentit të saj, duke i thënë:

“Të lutem, mos kandido për një mandat të dytë”.

Klan Plus