Një burrë nga Arizona u tmerrua kur dëgjoi një të panjohur që i foli nëpërmjet kamerës së shtëpisë. Zëri që vinte nga pajisja e informoi Andy Gregg që ishte kompromentuar, pasi fjalëkalimi i tij ishte ekspozuar në internet, duke e lënë të pambrojtur nga kriminelët kibernetikë.

Kamerat e sigurisë janë të lidhura me internetin dhe ofrojnë livestream 24 orë, ndërsa të lejojnë të komunikosh me njerëzit që ndodhen pas derës së jashtme. Por pasi Andy i vendosi detajet e lidhjes në internet, kamera e tij u shndërrua në objekt për ata që dëshironin të përgjonin lëvizjet e tij.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, hakeri e siguroi Andin se nuk kishte qëllime të këqija, duke pretenduar se ishte një haker me etikë. Këta persona sulmojnë kompjuterët dhe pajisjet e tjera për të paralajmëruar përdoruesit që të rregullojnë të dhënat e tyre përpara se të tjerët të kenë mundësi për t’i gjetur.

“Të lutem mos u frikëso”, i tha hakeri Andy-t para se t’i shpjegonte që ishte një studiues nga një grup anonim në Kanada. Ai gjithashtu i tregoi të gjitha fjalëkalimet që kishte përdorur në faqe të ndryshme interneti.

Hakeri i sugjeroi të përdorte “two-factor authentication” për t’u mbrojtur sa më mirë nga sulmet e mundshme, pasi përdoruesit ripërdorin të njëjtat fjalëkalime që janë ekspozuar më parë në internet./

tvklan.al