“Të lutem sigurohu”, Lahe tregon momentin kur mori lajmin

“Të lutem sigurohu”, Lahe tregon momentin kur mori lajmin

20:13 20/09/2019

Pritja e ëmbël është periudha më e bukur për çdo grua, e tillë është edhe për moderatoren e njohur Brunilda Lahe. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan Lahe ndau me të gjithë momentin e parë kur mësoi se ishte shtatzënë.

Moderatorja u shpreh se kishte nisur të merrte këshillim mjekësor pasi prej kohësh tentonte për fëmijë dhe pasi doktoresha i kishte dhënë lajmin ajo i ishte drejtuar duke i thënë: “Të lutem sigurohu”.

“Kur një nënë dëgjon rrahjet e zemrës së bebes kupton rëndësinë e një jete që po zhvillohet brenda saj. Unë në fillim të muajit Janar vendosa të marr këshillim mjekësor sepse ishim në pritje, kur shkova mjekia ime më tha: “Bruna je shtatzënë”. Unë iu drejtova duke i thënë: “Të lutem sigurohu”. Ishte një emocion shumë i madh. Personi me të cilin e ndava lajmin ishte bashkëshorti. Ishte një emocion i veçantë kur pashë ekon e parë, në një moment u shfaq dora e saj dhe unë u emocionova shumë sepse mu duk sikur më përshëndeti. Që në momentin që ndjeva rrahjet e zëmrës së saj ndryshoi diçka thelbësisht në jetën time. Kam ndryshuar në marrëdhënie me njerëzit, këtë gjë unë nuk e kuptoj, por mikeshat e mia ma venë në dukje këtë”, tregoi moderatorja./tvklan.al  

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT