Nga e marta fillon ndërhyrja në segmentin rrugor Fushë Krujë-Thumanë për rehabilitimin e shtresave asfaltike.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton drejtuesit e mjeteve për devijimin e përkohshëm deri në përfundimin e punimeve. Sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjes së tabelave informuese për çdo devijim, drejtuesit e mjeteve do të orientohen për rrugën që do të ndjekin.
Puna do të realizohet me segmente pjesore, me devijime rrugësh alternative, me qëllim që të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit të trafikut. Ndërsa punimet pritet të zgjasin për 21 ditë.
Klan News