Të maskuar teksa tentojnë të kalojnë avllinë e banesës së policit, këto janë pamjet e autorëve të vendosjes së tritolit në makinën e 50-vjeçarit Kastriot S.

Sipas videos të siguruar nga kamerat e sigurisë, shihet se janë 2 autorë ata që tentojnë të vendosin lëndën plasëse në makinën e policit në lagjen “Tepe” të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në oborrin e banesës së punonjësit të policisë, ku dhe mjeti ishte i parkuar. Lënda plasëse u vendos në gomën e pasme të makinës, e cila ka marrë dëmtime të konsiderueshme.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./tvklan.al