E ardhmja pritet të jetë e mbushur me pandemi, të cilat do të jenë më të shpeshta, do të marrin më shumë jetë njerëzish dhe do të rrënojnë akoma më shumë ekonominë globale krahasuar me pandeminë aktuale të COVID-19. Kjo pritet të ndodhë, në rast se njerëzit nuk e ndryshojnë mënyrën sesi e trajtojnë natyrën, u shpreh paneli i biodiversitetit të Kombeve të Bashkuara të enjten.

Paralajmërohet se ka mbi 850,000 viruse të cilat ashtu si koronavirusi, ekzistojnë në kafshë dhe infektojnë lehtësisht njerëzit. Paneli, i njohur ndryshe si Platforma Shkencore Ndërqeveritare për Biodiversitetin dhe Ekosistemet, tha se pandemitë ishin një kërcënim i rëndë për njerëzimin. Autorët e këtij raporti shpreheshin se shkatërrimi i habitatit dhe konsumimi i pangopur bën që sëmundjet me prejardhje shtazore ta kenë më të lehtë të transmetohen tek njerëzit në të ardhmen e afërt.

“Nuk ka mister për shkakun e pandemisë Covid-19 apo çfarëdolloj pandemie moderne”, tha Presidenti i Aleancës Ecohealth, njëkohësisht edhe kryetari i bordit të panelit të Kombeve të Bashkuara, Peter Daszak.

“Të njëjtat aktivitete njerëzore që ndikuan në ndryshimet klimaterike dhe humbje të biodiversitetit, gjithashtu ndikojnë në krijimin e risqeve të pandemisë për shkak të imaktit që kanë në agrikulturë”, vijon ai.

Ekspertët thanë se Covid-19 ishte pandemia e gjashtë që prej shpërthimit të gripit në 1918, të gjitha të shkaktuara nga njerëzit. Aty përfshihen shfrytëzimi i paqëndrueshëm i mjedisit përmes shpyllëzimit, zgjerimit bujqësor, tregtisë së kafshëve të egra, dhe konsumimit. Të gjitha këto kanë afruar njerëzit me botën e egër shtazore e  gjënë e butë dhe sëmundjet që ato mbartin.

Shumë sëmundje vdekjeprurëse si Ebola, Zika dhe HIV/AIDS kanë origjinë zoonotike, që do të thotë qarkullojnë nëpër kafshë përpara se të kapërcejnë në njerëz. Rreth pesë lloje të reja sëmundjesh shpërthejnë përreth njerëzve çdo vit, dhe secila nga këto ka potencial për tu bërë pandemi, paralajmërojnë studiuesit./tvklan.al