Të mërkurën finalja e Conference League, Çuçi: Mos hajdeni në Tiranë




Të mërkurën finalja e Conference League, Çuçi: Mos hajdeni në Tiranë

15:31 23/05/2022

“Thirrje bizneseve dhe bankave ta bëjnë pushim”

Në një konferencë për mediat për të shpalosur planin e masave të caktuara për finalen e madhe të Conference League, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu kërkoi qytetarëve që nuk janë banorë të saj të mos i drejtohen Tiranës. Ai gjithashtu iu bëri thirrje bizneseve që nuk i përkasin sektorit të shërbimit për të ndjekur modelin e institucioneve publike dhe ta shpallin të mërkurën pushim për punonjësit e tyre.

Më tej, Çuçi tha se tifozët do kenë hapësira të dedikuara për të aksesuar kryeqytetin sa më lehtë ndërsa theksoi bashkëpunimin me organet përkatëse për të kthyer të martën dhe të mërkurën në festë.

Bledi Çuçi: Bizneset e shërbimit, bankat apo zyrat e ndryshme private që ashtu siç ne e kemi bërë me institucionet publike apo shkollat, ta shpallin ditë pushimi ditën e mërkurë pasi do jetë e paralizuar për sa i përket qarkullimit, e gjithë Tirana”.

Në Tiranë mos hajdeni nëse nuk keni biletë, mos hajdeni ditën e mërkurë në Tiranë sepse sepse do jetë e bllokuar. Në Tiranë do qarkullojnë ata që kanë një biletë si dhe tiransit në zonë pedonale e gjitha. Unë i dekurajoj të gjithë shqiptarët e tjerë që ditën e mërkurë të mos tentojnë të vijnë në Tiranë sepse Tirana do jetë në dispozicion të miqve nga Rotterdami e Roma dhe atyre që kanë një biletë dhe duan të vijnë të shijojnë ndeshjen.

Për sa i përket masave të sigurisë për përplasjet që mund të ndodhë, ministri bëri të ditur se ka një bashkëpunim me polici nga Roterdam e Roma

Bledi Çuçi: Ne kemi kohë që punojmë në bashkëpunim me policinë e Roterdamit e Romës, na janë bashkuar këto ditë ekipe dhe nga Roterdami, dhe nga Roma të policisë të tyre që të koordinojmë të gjithë veprimet për të parandaluar çdo situatë të pakëndshme. Sigurisht ne nuk mund të ndalojmë njerëz që të vijnë në Shqipëri dhe të shijojmë por do marrim masa që të ndalojmë çdo akt dhune apo çdo nxitës dhune që mos të degradojë në probleme të tjera që i kemi parë në të gjitha finalet në Europë apo në botë. Kemi marrë të gjitha masat për ta parandaluar këtë gjë.

Autobusët që do vijnë nga Durrësi e Rinasi dhe automjetet e vogla do kenë hapësira të dedikuara për to. Sipas ministrit, janë marrë masat edhe për menaxhimin e fluturimeve që mos të ketë vonesa apo rrëmuja. Ndonëse nuk do lejohet hyrja në Tiranë, kushdo që do të dalë prej saj do të ketë kanalet përkatëse. Gjithashtu nuk do të preken as personat që janë në punë dhe iu nevojitet domosdoshmëria e lëvizjes./tvklan.al













Të ngjashme