OSHEE njoftoi mbrëmjen e kësaj të marte se “për shkak të remontit të parashikuar në NST Traktora, ku do të bëhet kalimi i kabllove të linjave 6kV të fiderave nga Konteinerët Mobile tek çelat e reja, me stakim radhazi nga 2 orë secili prej tyre, nesër, datë 9 Qershor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë”.

Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky stakim:

08:00-10:00 Kodra e Priftit, Shkozë.

09:00-11:00 Kodra e Kokonozëve, Ish-Parku Komunal, Pallatet pranë Oxhakut, ish-Shkolla e Bashkuar, Porcelani.

10:00-12:00 Zona pranë Televizioni News 24, Garda.

11:00-13:00 Zona pranë Depos Ujit, zona pranë ish-Sanatoriumit, Zona pranë ish-Uzina Traktorit, Shkozë (pjesërisht).

12:00-14:00 Zona pranë ish-Uzina Gjeologjike, Shkozë 2.

13:00-15:00 Pjesërisht zona Farkë.

14:00- 16:00 Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).

15:00-17:00 Pjesërisht zona rreth Qytetit Studenti.

15:00-17:00 Arkivi, Shkozë 2./tvklan.al