Lajçak: Bisedimet janë politike dhe jo teknike

Nesër pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës kryeministri Besnik Bislimi delegacioni nga pala serbe do të jetë i udhëhequr nga Petar Petkoviq.

Një ditë para takimit Kosovë Serbi, zëvencës kryeministri Bislimi ka takuar emisarin e  posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajcak  ka  thënë se gjithçka në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është shumë politike.

Gjithçka në bisedimet për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë është shumë politike, s’ka asgjë teknike”, ka shkruar ai në Tëitter.

Petkoviq i cili e udhëheq delegacionin e Serbisë në këtë takim  ka paralajmëruar se temë kryesore do të jetë Asociacioni. Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe vazhdimisht po e kundërshton pala kosovare.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që e shkel frymën kushtetuese nuk është i mundshëm, por nuk mund të kemi pyetjet e njëjta kur jemi kaq të ndryshme, në Kosovë ka ndryshuar gjendja përfaqësimi sepse ka president, kryeministër dhe kryeparlamentar me integritet dhe dinjitet”.

Ndërkohë më 23 Korrik në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Tv Klan