Në Tiranë vjen edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi

Në 5 Maj në Shqipëri do të vijnë dozat e para të vaksinave anti-Covid të financuara nga Bashkimi Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Bashkimit Europian në Tiranë. Të mërkurën në Tiranë pritet të vijë edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Në total Shqipëria do të përfitojë 145 mijë doza vaksinash Pfizer, si donacion nga Bashkimi Europian.

Tv Klan