Të mërkurën vjen trupi i major Tanushit

Të mërkurën vjen trupi i major Tanushit

15:30 13/05/2019

Trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushi që humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni, pritet të vijë mesditën e së mërkurës në Shqipëri. Ndërkohë homazhet në nder të Tanuishit do të zhvillohen ditën e enjte.

Nga ana tjetër, në Letoni është zhvilluar ceremonia në nder të majorit Tanushi në grup-batalionin e NATO-s në bazën Adazi. Tanushi u plagos më 6 Maj gjatë shpërthimit të një mine të paplasur ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj. Ai ishte pjesë e kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s, “Enhanced Forward Presence”.

Tv Klan

 

 


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori