Të mërkurën votohet në Kuvend qeveria e re e Kosovës



Të mërkurën votohet në Kuvend qeveria e re e Kosovës

16:02 02/06/2020

LDK: I kemi votat. Nuk do të ndihmohemi nga PDK

Qeveria e re e Kosovës, e drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, pritet të votohet të mërkurën në orën 11:00. LDK pretendon se i ka votat për votimin e qeverisë.

Shefi i këtij grupi parlamentar, Arben Gashi, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se për çështje të votave nuk kanë biseduar me asnjë deputet të PDK-së, parti kjo e cila do të vazhdojë të mbetet në opozitë bashkë me LVV-në, nëse qeveria Hoti nesër i merr votat e mjaftueshme.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Duam zgjedhje”, peticion ky i cili online ka nisur më 30 Maj.

Deri tani janë mbledhur rreth 50 mijë nënshkrime. LDK-ja synon të bashkëqeverisë me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, derisa AKR-ja ka premtuar se do të votojë qeverinë Hoti, por nuk do të jetë pjesë e saj.

Tv Klan  



Të ngjashme