Të miturit po luanin futboll, nëna e 3 fëmijëve i fton në shtëpi për 1 gotë ujë dhe abuzon seksualisht

Një nënë 32 vjeç është hedhur në gjyq pasi ka joshur dy djem të mitur të cilët po luanin futboll para shtëpisë së saj në Woolaston Gloucestershire në Angli.

Teah Vincent, 32 vjeç, joshi dy 14-vjeçaret pranë shtëpisë së saj duke i oftuar një gotë uji. Ajo i futi në shtëpi dhe nisi t’i fliste për seksin dhe trupin e saj. Një prej djemve e çoi në dhomën e saj të gjumit. E uli në krevat dhe doli për disa minuta jashtë. Kur u fut sërish në dhomë ajo ishte nudo dhe i hidhet sipër djalit të mitur. Sipas deklaratës së tij në polici, ajo filloi të abuzonte me të përreth 5 minutave dhe më pas e shtyu dhe zbriti poshte tek shoku dhe dolën nga shtëpia. Ai u ngjit duke menduar se në dhomë kishte një televizion ose ndonjë pajisje tjetër lojërash.

Djali i tregoi situatën në shtëpi prindërve dhe ata njoftuan policinë. Nëna e tre fëmijëve Vincent, e cila ka tre fëmijë në shkollën fillore, pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin në 21 tetor 2018, por u shpreh se besonte se ai ishte mbi 16 vjeç në atë kohë.

Vincent, nga Swainsfield, Woolaston, është shpallur e pafajshme që kreu marrëdhënie seksuale me djalin më 21 tetor 2018, sepse u shpreh që nuk e dinte se djali ai ishte nën moshën 16 vjeç në atë kohë, por gjyqi vazhdon ende nga prindërit e djalit. /tvklan.al