Emisioni Rudina në Tv Klan, ditën e sotme ka sjellë në vëmendje ndërtimin e dy shtëpive një në Ndroq dhe një në Picallë, të cilat ishin shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Dy modelet  Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi hapën një faqe “Go fund Me” për t’iu ardhur në ndihme të prekurve nga tërmeti. Ato mundësuan ndërtimin e një shtëpie të re për dy të moshuarit Nuri dhe Sadete Çekirri nga Ndroqi të cilët hynë 10 ditë më parë. Gjithashtu edhe familjes në Picallë, Mejte me të birin Oltion Qershori u është ndërtuar shtëpia e re. Ditën e dhurimit të shtëpive ka marrë pjesë vetë Xhesika me babin dhe motrën, po ashtu dhe Kyetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Për shkak të largësisë fizike me kujdesin për ndërtimin e shtëpisë janë marrë babi i Xhesikës dhe motra e saj Evisi, që aktualisht punon në Bashki.

Gjatë emisionit Xhesika Berberi ka qenë në një lidhje direkte, ndërsa motra e saj Evisa Berberi i është bashkuar studios së Rudinës. Ajo është kujdesur që të gjithë të ardhurat dhe ndihmat që Xhesika ka dhenë të shkojnë për familjet në nevojë.

Rudina Magjistari: Si u vu Xhesika në kontakt me këto dy familje?

Evis Berberi: Xhesi më thotë që Evis lekët janë mbledhur, unë do vij në Tiranë, do pres biletën.

Rudina Magjistari: Sa ishte shuma që u mblodh?

Evis Berberi: U mblodhën rreth 40 mijë dollarë. Trokas në derën e drejtorit dhe i them lekët u mblodhën dhe ai më tha ne nuk do bëjmë një shtëpi, do bëjmë dy. Dy shtëpi për njerëz që kanë vërtet nevojë. E diskutova me Xhesin për të bërë dy shtëpi. Për familjet ne vendosëm nga pashaportat që ne kishim në zyrën tonë tek Emergjenca Civile.

Vendosëm për këto dy familje duke qenë se edhe mosha ishte pak më e thyer, të ardhurat ishin shumë të vogla, një mbështetje nga jashtë nuk e kishin dhe thamë ok këto do bëjmë. Shtëpinë e Ndroqit e kemi afruar shumë afër njësisë se atje ku jetonin, nuk kishte rrugë dhe makina nuk shkonte. /tvklan.al