Të moshuarit në Lushnje mesa duket nuk duan t’ja dinë për koronavirusin, pasi po grumbullohen nëpër parqe pa respektuar asnjë masë sigurie dhe as distancat.

Në një pako orizi është shkruar makarona dhe një qytetar e ka fiksuar këtë detaj.

Disa punëtorë, që po punojnë për të vendosur sinjalistikën e rrugëve, kanë shkruar “sotp”, në vend të “stop”.

Termocentrali i Kërcovës nxjerr tym të zi, duke shkaktuar ndotjen e mjedisit.

Janë këto disa nga episodet e rubrikës “Hitparade i absurdit shqiptar” që u komentuan në emisionin “Stop” në Tv Klan. /tvklan.al