Neshat Hoxhallari nga Pogradeci denoncon në “Stop” se në muajin Janar, postieri që i sillte të ëmës pensionin prej 2 vjetësh, nuk e bëri këtë gjë. Pasi nuk iu përgjigj në telefon, Neshati shkoi në zyrat e postës, ku kuptoi, se nuk ishte i vetmi me këtë problem.

Kemi udhëtuar drejt qytetit të bukur të Pogradecit pasi denoncimi i ardhur nga zoti Neshat lidhet me pensionin e nënës së tij. Për muajin Janar pensioni është marrë nga postieri që e shpërndante

”, thotë gazetarja.

Ndërsa Neshat Hoxhallari sqaron se: “

Pensionin e nënës mua ma sillte postieri me datën 10 të çdo muaji. Për muajin Janar nuk e ka sjellë. Me datën 22 i kam telefonuar postierit, por ma ka mbyllur telefonin. I kam telefonuar prapë ditën tjetër, por prapë ma ka mbyllur. Pastaj kam vajtur dhe kam bërë një ankesë në postë dhe me çfarë kuptova nga biseda mes dy punonjësve postieri i ka bërë dokumentet sikur pensionin unë e kam marrë, gjë që nuk është e vërtetë. Vajta prapë ditën tjetër dhe aty kuptova që nuk isha vetëm unë. Ditën e tretë të ankesës kam bërë një deklaratë se nuk e kemi marrë pensionin. Për mua e rëndësishme është të marr pensionin prandaj i jam derjtuar “Stop”-it. Vlera e pensionit të nënës është 89 500 lekë të vjetra.

Gazetarja telefonoi postierin, se “

kush e di si e ka pasur hallin

”.

Gazetarja: Alo.

Postieri: Urdhëro!

Gazetarja: Miri si je?

Postieri: Mirë!

Gazetarja: Për këtë pensionin që nuk ma ke sjellë jam e interesuar.

Postieri: Kush je?

Gazetarja: Zelika.

Por në momentin që gazetarja përmend emrin e nënës së Zotit Neshat, postieri i mbyll telefonin.

19 ditë pas datës kur pensionistët e Pogradecit duhej të kishin marrë pensionin, gazetarja i drejtohet Zyrës Postare Pogradec ku shefja e shërbimeve, Mimoza Zeqollari, thotë se vlera e dëmit nga ky fenomen është 10 milionë lekë të vjetra.

Mimoza Zeqollari: Janë marrë masat dhe që sot ka filluar shpërndarja. U dha shkresa, që dje po qe vonë, në 3 e gjysmë ka ardhur shkresa dhe shpërndarja do bëhet, pa diskutim, që do t’i marrin! Ata, që janë vetë personi, do ta marrin këtu, ata që nuk vijnë të paraqiten këtu, do t’ua çojmë në shtëpi, që t’u marrim dhe firmën.

Gazetarja: Po sa është vlera, dëmi i shkaktuar në këtë rast?

Mimoza Zeqollari: Nuk e mbaj mend, se i ka marrë proces-verbalet Korça.

Gazetarja: Pak a shumë?

Mimoza Zeqollari: Rreth 1 milionë.

Gazetarja: Të vjetra apo të reja?

Mimoza Zeqollari: Të reja, të reja.

Gazetarja: 10 milionë lekë.

Gazetarja sqaron se 10 milionë lekë të vjetra ka marrë postieri me Emrin Jetnor në fakt, “sepse na u tha nga zyra e shërbimeve këtu në postën e Pogradecit. Epo shpresojmë që pensionistët t’i marrin paratë dhe ai që e ka bërë të dënohet për këtë vepër.”

Një postier mbërrin në shtëpinë e të moshuarës, ku edhe i dorëzon asaj pensionin. Zonja 86-vjeçare firmos pasi merr paratë, ndërsa i biri i saj, zoti Neshat falenderon “Stop”-in dhe gazetaren që shkoi deri në Pogradec dhe i gjetën zgjidhje.

Në drejtorinë e policisë Korçë, Dritan Hoxha tha se materialet për 2 vepra penale për postierin Jetnor Shahu janë referuar në Prokurorinë e Pogradecit, pasi janë 52 raste të denoncuara.

Gazetarja: Po ndjek një rast të një postieri të Pogradecit, që ka marrë pensionet dhe…

Shefi i policisë Dritan Hoxha: Jetnor Shahos! 

Materialet në lidhje me Jetnorin, që t’ju sqaroj unë, se e mora vesh objektin, janë referuar në Prokurorinë e Pogradecit “për vjedhje dhe shpërdorim detyre dhe falsifikim” nga personi, që e ka për detyrë. Kaq është materiali procedurial.

Shefi i policisë Dritan Hoxha: Pritet një audit nga posta, të mbarojë dhe auditin përfundimtar, që ne të kemi një akt të pastër në dorë. 

Aktualisht janë 52 raste, që janë denoncuar. Kallëzim patëm vetëm në një rast nga një plakë, pastaj dolën 52 raste të tjera dhe posta po bën audit. 

Dëmi i shkaktuar duhet të jetë diku rreth…, sepse prandaj duhet të bëhet auditi, që të dalë vlera, por përafërsisht në dijeninë time, janë diku rreth 13 milionë lekë të vjetra. Sepse janë pagesat e pensionistëve mujore, janë edhe shpërblimet për Vitin e Ri, që s’i kanë marrë.

Gazetarja i drejtohet edhe zyrës postare Korçë. “

Patëm një takim aspak të këndshëm me drejtorin e kësaj zyre postare. E vetmja fjali që dinte të thoshte ishte të largohet media. Me sa duket zyra postare e Korçës qenka privatizuar nga ky drejtor.

Drejtori i zyrës së postës në Korçë mbrohet nga kamerat e gazetarët, por jo nga grabitqarët që ka në punë.

Gazetarja: Për rastin e Jetnor Shahut?

Drejtori i Postës Korçë: Nuk u kam nge të flas me ju!

Drejtori i Postës Korçë: Ju kishit vajtur në Pogradec, kishit biseduar atje, është sekret hetimor, po bisedojnë organet e drejtësisë.

Gazetarja: Si rekrutohen këto njerëz, që shkojmë në këtë situatë?

Drejtori i Postës Korçë: Ai është punonjës shumë i vjetër.

Drejtori i Postës Korçë: Mund të lotç nga mendtë dhe ti mund ta bësh një gjë të tillë, se mendje jemi…

Gazetarja: Jo! S’e bëj!

Drejtori i Postës Korçë: Ti s’e bën, po as unë s’e bëj, po dikush mund ta bëjë, përderisa mund ta bëjnë ka njerëz, që e bëjnë.

/tvklan.al