Detaje të reja mbi telefonatën mes Presidentit Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Mësohet se liderët kanë folur për nevojën urgjente për një armëpushim në Ukrainë. Burime nga Shtëpia e Bardhë thonë se “ata kanë rënë dakord që konflikti duhet të mbarojë”.
Ata kanë diskutuar për tensionet mes Izraelit dhe Iranit dhe po ashtu në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi. Dakordësi thuhet se kanë arritur edhe për një armëpushim detar në Detin e Zi.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Putin mbështet idenë e Trump që Ukraina dhe Rusia të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë. Rusia e ka dëmtuar vazhdimisht rrjetin energjetik të Ukrainës që nga pushtimi i saj në Shkurt 2022.
Pikat kyçe të diskutuara mes liderëve këtë të Martë:
-Nevoja për paqe afatgjatë në Ukrainë
-Forcim i marrëdhënieve SHBA-Rusi
-Armëpushim 30-ditor ndaj infrastrukturës energjitike në Ukrainë
-Negociata për armëpushim në Detin e Zi dhe për uljen e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit
-Lindjen e Mesme e kanë cilësuar një rajon kyç për parandalimin e konflikteve në të ardhmen
-Të ndalet përhapja e armëve strategjike
/tvklan.al