Ish-kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit do të qëndrojnë në qeli

“7 nga 30 të arrestuarit për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në kryeqytet do të qëndrojnë nën masën e arrestit me burg. Mes personave që do të qëndrojnë në burg janë edhe ish-krerët e komunave, Farkë dhe Kashar, Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku”, raporton gazetari Ermal Vija.

Gjyqtarja Vjollca Spahiu caktoi masën arrest shtëpie për 12 nga të ndaluarit, ndërsa 11 të tjerë do të hetohen me detyrimin për t’u paraqitur në prokurori. Sipas gjykatës, prokuroria duhet të paraqesë prova të tjera për të ndaluarit, ndërsa 6 arrestime i vlerësoi të paligjshme.

Personat e ndaluar në sajë të operacionit “Pasojat” akuzohen nga prokuroria për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve” dhe janë përgjegjës për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit që shkaktoi dëme në disa godina në kryeqytet.

Nga 41 urdhra ndalimi të lëshuara nga organi i akuzës, 9 persona vijojnë ende të jenë në kërkim, ndërsa një prej të ndaluarve po hetohet në gjendje të lirë. Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet mbi pasojat e tërmetit edhe në zonën e Kamzës dhe të freskut, ku rezultojnë të përfshirë disa persona.

Arrest me burg:

1. Fatbardh Plaku

2. Fejzi Dyrmishi

3. Besnik Fuçia

4. Hodo Valgjoni

5. Artur Skela

6. Gezim Shkalla

7. Naim Shehi

Arrest shtëpie:

1. Vjollca Hoxholli 

2. Agim Eski 

3. Gerti Çalliku 

4. Ali Dyrmishi 

5. Asqeri Xhanari 

6. Faik Fejzo 

7. Ndoc Pepkolaj 

8. Mehmet Felani 

9. Pëllumb Korfuzi 

10. Qirjako Gjergo 

11. Shefqet Doda 

12. Luan Bejta

Detyrim paraqitje: 

1. Anila Harxhi 

2. Bukurije Halili 

3. Zhaneta Tagani 

4. Reis Muça 

5. Merita Kushe 

6. Hekri Visha 

7. Adhurim Qehaja 

8. Stela Maze 

9. Shpëtim Kerciku 

10. Ermir Çina 

11. Jan Ikonomi

Tv Klan