Të ndarë prej 5 muajsh: Bashkëshorti thërret Mirlindën “Kthehu në shtëpi”

Të ndarë prej 5 muajsh: Bashkëshorti thërret Mirlindën “Kthehu në shtëpi”

15:50 22/09/2019

Pas 27 vitesh martesë, bashkëshortja ikën nga shtëpia për shkak të xhelozisë së të shoqit. Ndaj ky i fundit i drejtohet “Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar që të kthehet në shtëpi. Ky ishte shanci i fundit që Shkëlqimi të kthehej me Mirlindën por ajo është shprehur e vendosur: “nuk mund ti jap një tjeter mundësi. Me ka dhunuar prej vitesh, më ka fikur edhe cigaren në ballë”.

Fillimisht ka qenë Shkëlqimi ai që i është drejtuar emisionit me shpresën për t’u ribashkuar me të shoqen. Duke ditur variantin e tij të historise, stafi ka vendosur të dëgjoje fillimisht Mirlindën. Mes lotësh ajo ka rrëfyer dhunën fizike e psikologjike prej shumë vitesh, që buronte nga xhelozia e bashkëshortit. Sipas gruas, ai kishte arritur që të dyshonte dhe në atësinë e tre fëmijëve duke i kërkuar testin e ADN-së. Për shumë vite Mirlinda nuk kishte punuar por ishte kujdesur për rritjen e fëmijëve. Por edhe kohëve të fundit kur ishte punësuar, ishte detyruar të braktiste punën për shkak të terrorit psikologjik të burrit xheloz.

Variant krejt të kundërt ka dhenë Shkëlqimi kur ka ardhur në studio. Ai e ka shpjeguar largimin e Mirlindës me faktin se mosmarrëveshjet e zakonshme mes çiftit janë “zmadhuar” nga njerëzit e afërt të saj të cilët e kanë nxitur që të divorcohet. Pasi ai ka mësuar se prapa murit në studio ka qenë gjatë gjithë kohës Mirlinda, kjo nuk e ka stepur që të bëje kërkesat e tij për t’ u bashkuar duke mohuar akuzat për dhunë e xhelozi të shfrenuar.
Por Mirlinda i’a ka “plasur” sërish të vërtetën e saj në sy duke i shuajtur çdo shpresë për rikthim. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT