Studiesit nga Universiteti Loma Linda, Penn State, Universiteti Tufts dhe Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles do të paguajnë njerëzit për të ngrënë avokado çdo ditë për gjashtë muaj me radhë. Duket si shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por kjo bëhet për qëllime shkencore.

Studiuesit e quajnë atë “Dietë e zakonshme dhe prova Avokado” dhe ata po kërkojnë për 1.000 pjesëmarrës për të ndihmuar në testimin nëse avokadot ndihmojnë vërtetë në humbjen e peshës.

Avokadot janë një burim i pasur i yndyrnave të shëndetshme të zemrës që mund të ndihmojnë me kolesterolin, por ka edhe dyshime se ky frut nuk është aq i shëndetshëm sa mund të duket.

 “Duke qenë se avokadot kanë përmbajtjen yndyrore më të lartë se çdo frut tjetër, duket e palogjikshme të mendosh se mund të ndihmojë njerëzit të humbasin në peshë”,

 raportoi Universiteti Loma Linda.

Dr.Joan Sabate tha se do të shqyrtohet nëse konsumimi i një avokadoje në ditë ndihmonë në reduktimin e dhjamit të barkut. Një studim i publikuar në Journal of the American Heart Association zbuloi se zëvendësimi i yndyrave të ngopura me një avokado çdo ditë mund të rezultojë në presionin e ulët të gjakut.

Studiuesit planifikojnë të shqyrtojnë këtë ide duke monitoruar jo vetëm efektet në dhjamin e barkut por rezultatet në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare. Secili nga universitetet po kërkon për 250 persona të cilët janë të dashuruar pas avokados dhe që janë të gatshëm të hanë një avokado çdo ditë. Pjesëmarrësit do të marrin 300 dollarë në fund të studimit dhe 24 avokado.

/tvklan.al