Të paktën 1 person konfirmohet se ka humbur jetën nga tërmeti i fortë që goditi mëngjesin e kësaj të hëne ishullin e Kretës. 11 persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 09:17 minuta me orën lokale dhe kishin magnitudë 6 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në ​​Heraklion. Tërmeti i fortë u pasua nga shumë pas lëkundje, dy prej të cilëve më magnitudë 4.6.

Lëkundjen shkaktuan shembje të ndërtesave kryesisht të vjetra. Të frikësuar, qytetarët vrapuan nëpër rrugë për të gjetur strehë. Dëme më të mëdha mësohet se kanë pësuar ndërtesat në Agies Paraskies dhe Patsidero. Po Ashtu në Profitis Ilias, një gur ra mbi një makinë duke lënduar personat që ndodheshin në të.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e shkollave ndërsa thanë se “askush nuk priste një tërmet më magnitudë të tillë”. Frika është se pasojat e këtyre lëkundjeve mund të jenë edhe më të mëdha./tvklan.al