Vendet e rajonit po negociojnë zgjidhjen e krizës
Vijojnë për të tretën ditë radhazi, luftimet e ashpra mes juntës ushtarake dhe militantëve të armatosur në kryeqytetin e Sudanit. Numri i viktimave mes civilëve është thelluar në gati 100 e më mbi 360 bilanci i të plagosurve. Luftimet u rikthyen në orët e para të kësaj të Hëne, pavarësisht një armëpushimi 3 orësh gjatë të Dielës, për evakuimin e të lënduarve.
Militantët e të ashtuquajturës Forca e Mbështetjes së Shpejtë po përpiqen të marrin ndërtesën e parlamentit në Hartum. Ata po bombardojnë intensivisht me artileri qendrën e qytetit. Ndërsa ushtria po i kundërpërgjigjet me të njëjtën mënyrë, ndaj pozicioneve të tyre.
Në këtë situatë, banorët e Hartumit kanë nisur të ikin nga qyteti. Përveçse në çdo moment u rrezikohet jeta, ata nuk po furnizohen as me ujë dhe ushqime dhe rezervat po mbarojnë.
Militantët mbështesin ish-presidentin Omar Bashir të rrëzuar nga junta në 2019-n. Prej asaj kohe kanë dështuar përpjekjet për rikthimin e pushtetit në duart e një qeverie civile. Vendet e rajonit po përpiqen të ulin në dialog palët. Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje ushtrisë, të rikthehet në kazerma.
Tv Klan